Real Madrid përmbys Romën në një ndeshje dramatike

Real Madrid përmbys Romën në një ndeshje dramatike

Real Madrid përmbys Romën në një ndeshje dramatike

Skuadra madrilene ka arritur ta përmbysë disavantazhin prej dy golash dhe t’i sigurojë tri pikë të rëndësishme, falë një rikthimi mbresëlënës në fund të takimit.

Roma e ka nisur më mirë ndeshjen dhe ka kaluar në epërsi në minutën e 20-të, kur Marten de Roon ka shënuar me një goditje nga distanca, e cila është devijuar dhe ka përfunduar në rrjetë.

Sponsor 3M Express

Real Madridi ka reaguar përmes Kylian Mbappes, i cili ka realizuar për 1:1. Për sulmuesin francez, ky ka qenë një gol i veçantë, pasi ka shënuar në paraqitjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Roma e ka nisur mirë pjesën e dytë dhe e ka rikthyer epërsinë në minutën e 51-të. Donyell Malen ka përfituar nga një gabim në mbrojtjen e Real Madrid dhe ka shënuar për 2:1.

Vetëm pak minuta më vonë, Malen ka realizuar sërish, duke e çuar rezultatin në 3:1 dhe duke e vënë skuadrën madrilene në një pozitë shumë të vështirë.

Kur dukej se Roma do ta siguronte fitoren, Real Madrid e ka nisur përmbysjen dramatike.

Në minutën e 83-të, Carlos Espi ka shënuar pas një topi të kthyer nga portieri i Romës, duke ngushtuar rezultatin në 3:2.

Vetëm dy minuta më vonë, Endrick ka realizuar me kokë pas një harkimi nga këndi të Arda Guler, duke barazuar shifrat në 3:3.

Goli vendimtar ka ardhur sërish pas një goditje nga këndi të Guler. Antonio Rudiger është gjendur në vendin e duhur dhe ka realizuar për 4:3, duke kompletuar përmbysjen e madhe të Real Madrid.

REZULTATET E NDESHJEVE TË SONTME: 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

PSG-ja mposht Cityn në Manchester

PSG-ja mposht Cityn në Manchester

Alarm në Stamboll, përmbytjet bllokojnë Murat Boz dhe Demet Özdemir në studio

Alarm në Stamboll, përmbytjet bllokojnë Murat Boz dhe Demet Özdemir në studio

Përmbysje e çmendur në 6 minuta, Reali mposht Romën në “Olimpico”

Përmbysje e çmendur në 6 minuta, Reali mposht Romën në “Olimpico”

Real Madrid përmbys Romën në një ndeshje dramatike | Momenti