Aston Villa e ka demoluar Fenerbahçen në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:0.

Anglezët në “Villa Park” e kanë hapur serinë e golave në minutën e 12-të me Manzambin, derisa Jackson ka shënuar edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë, në minutat e 31-të dhe 39-të, për rezultatin 3:0.
Edhe pjesa e dytë ka qenë e tëra në dominim të skuadrës së Unay Emeryt, me dy dola të tjerë që i ka shënuar Barley në minutat e 68-të dhe 72-të për 5:0.
Kurse, Tammy Abrahma është kujdestur për rezultatin e thellë 6:0, duke shënuar në minutën e 90-të.
Në këtë ndeshje, nga minuta e parë ka startuar edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili më pas është zevndësuar në minutën e 69-të nga Romelu Lukaku.
Me këtë fitore, Aston Villa ngjitet në vendin e 3-të më 6 pikë, derisa Fenerbahçe në dy ndeshjet e para ka arkëtuar vetëm 1 pikë, duke u pozicionuar në pjesën e poshtme të tabelës.




