Hapja e të gjithë klasterëve dhe mbyllja e kapitujve gjatë dialogut Tiranë–Bruksel, në procesin e integrimit evropian, ka shqetësuar lozhën që ishte mësuar ta vëzhgonte Shqipërinë me shpotitje dhe me kompleksin e epërsisë.

Atyre u duhet një Shqipëri e izoluar joevropiane, e korruptuar, dhe e paaftë për të qëndruar më vete.
Kjo kërkon përgjigje shtetërore!
Ajo që po ndodh kërkon që Brukseli, Uashingtoni dhe vendet mike të Evropës – Berlini, Parisi, Roma dhe Londra – si dhe kori diplomatik evropian, të dërgojnë mesazhe të qarta kundër kësaj qasjeje dashakeqe.
Shqipëria stabile, me synim dhe rrugëtim të qartë drejt anëtarësimit në BE dhe tashmë anëtare e NATO-s, është një partnere e nevojshme dhe e vyer në Bririn juglindor të Evropës.
Një Shqipëri stabile i shërben stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në këtë pjesë të Evropës.
Shqipëria stabile i shërben stabilitetit në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Greqi, Itali dhe në të gjithë BE-në.
Ky është një imperativ i historisë së re të Evropës.
Albert Prenkaj




