Alarm në Stamboll, përmbytjet bllokojnë Murat Boz dhe Demet Özdemir në studio

Alarm në Stamboll, përmbytjet bllokojnë Murat Boz dhe Demet Özdemir në studio

Alarm në Stamboll, përmbytjet bllokojnë Murat Boz dhe Demet Özdemir në studio

Stambolli është përballur me një situatë të vështirë pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona dhe kanë rënduar ndjeshëm trafikun në qytet.

Sponsor 3M Express

Mes personave të bllokuar nga vërshimet e menjëhershme të ujit kanë qenë edhe këngëtari i njohur Murat Boz dhe aktorja Demet Özdemir, të cilët ndodheshin në një studio në momentin kur uji depërtoi me shpejtësi në ambiente.

Ngjarja ka ndodhur në Phoenix Stüdyoları, në zonën e Ayazağa-s, ku përmbytjet kanë përfshirë hapësirat e studios dhe kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murat Boz ka bërë thirrje urgjente për ndihmë, duke treguar për situatën e rëndë dhe personat që kishin mbetur të bllokuar.

“Jemi në zonën ku ndodhen Phoenix Stüdyoları në Ayazağa. Çdo gjë është nën ujë, studio po përmbytet dhe energjia elektrike është ndërprerë. Këtu jemi të bllokuar bashkë me qindra punonjës. Presim mbështetje urgjente nga autoritetet”.

Në një tjetër mesazh, këngëtari ka treguar se niveli i ujit po rritej dhe se personat brenda studios po kërkonin një vend më të sigurt, duke kërkuar evakuim të menjëhershëm.

“Tani po ngjitemi në pikën e fundit ku mund të ngjitemi… Ju lutem, na evakuoni me urgjencë. Këtu ka gra dhe të rinj”.

Ndërkohë, aktorja Demet Özdemir ka bërë të ditur se ishin në kontakt me autoritetet emergjente dhe po prisnin ndërhyrjen e tyre. Ajo ka theksuar se rritja e nivelit të ujit përbënte shqetësimin kryesor për personat e bllokuar.

“Ju falënderoj shumë të gjithëve që keni shkruar e keni telefonuar. Jemi në kontakt me autoritetet dhe po presim të arrijnë te ne. Shpresojmë që pa humbur më shumë kohë, unë, kolegët e mi dhe të gjithë të tjerët që janë të bllokuar këtu të shpëtohemi. Uji po ngrihet, ky është ngutja jonë më e madhe për momentin”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alarm në Stamboll, përmbytjet bllokojnë Murat Boz dhe Demet Özdemir në studio appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

PSG-ja mposht Cityn në Manchester

PSG-ja mposht Cityn në Manchester

Real Madrid përmbys Romën në një ndeshje dramatike

Real Madrid përmbys Romën në një ndeshje dramatike

Përmbysje e çmendur në 6 minuta, Reali mposht Romën në “Olimpico”

Përmbysje e çmendur në 6 minuta, Reali mposht Romën në “Olimpico”