Ukraina kryen evakuimin e parë mjekësor me dron, shpëtohet ushtari i plagosur nga vija e frontit

Ukraina kryen evakuimin e parë mjekësor me dron, shpëtohet ushtari i plagosur nga vija e frontit

Ukraina kryen evakuimin e parë mjekësor me dron, shpëtohet ushtari i plagosur nga vija e frontit

Ukraina ka realizuar një operacion të pazakontë shpëtimi, duke evakuuar me dron ajror një ushtar të plagosur nga vija e frontit, në një mision që Forcat e Armatosura ukrainase e cilësuan si historik.

Ushtria ukrainase publikoi pamje të ushtarit që transportohej në ajër me dron, ndërsa bëri të ditur se operacioni u realizua në kushte të vështira, për shkak të aktivitetit intensiv të dronëve rusë dhe pranisë së minave tokësore.

Sponsor 3M Express

Një programer i Brigadës së 92-të, i përfshirë në përgatitjen e operacionit, shpjegoi në rrjetin “Telegram” se evakuimi me mjete tokësore pa pilot ishte i pamundur për shkak të rreziqeve në terren, raporton “The Independent”.

Për këtë arsye, specialistët vendosën të provonin një metodë të re, duke transportuar ushtarin e plagosur me një dron ajror.

Për operacionin u përdor një heksakopter për bartjen e ngarkesave të rënda, i prodhuar nga kompania ukrainase “Gurzuf Defence”, e cila e kishte ofruar pajisjen pa pagesë.

Sipas njoftimit të ushtrisë ukrainase, misioni përfundoi me sukses. Ushtari i plagosur është duke marrë trajtim mjekësor dhe po i nënshtrohet rehabilitimit, ndërsa jeta e tij nuk është më në rrezik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina kryen evakuimin e parë mjekësor me dron, shpëtohet ushtari i plagosur nga vija e frontit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

310 persona të lënduar gjatë një jave protestash në Shqipëri

310 persona të lënduar gjatë një jave protestash në Shqipëri

Sherr fizik në xhirimet e serialit “The Gentlemen”, aktori Theo James dëshmitar i incidentit

Sherr fizik në xhirimet e serialit “The Gentlemen”, aktori Theo James dëshmitar i incidentit

Demokratët Evropianë: Rama po i kërcënon studentët

Demokratët Evropianë: Rama po i kërcënon studentët