Don Xhoni reagon për dhunën në Shqipëri: Studentat duhet me u ni, institucionet me i ngu

Don Xhoni reagon për dhunën në Shqipëri: Studentat duhet me u ni, institucionet me i ngu

Don Xhoni reagon për dhunën në Shqipëri: Studentat duhet me u ni, institucionet me i ngu

Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe nga figura të njohura të skenës muzikore.

Sponsor 3M Express

Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur shqetësimin për pamjet e dhunës që po qarkullojnë ditëve të fundit.

Ai ka thënë se nuk mund të qëndronte indiferent përballë situatës, duke dënuar përdorimin e dhunës dhe duke bërë thirrje për dialog mes qytetarëve dhe institucioneve.

“Shqipnia jem, që sa ditë po i shoh plot video çka o tu ndodh, edhe po m’dhem mos me reagu kur po e shoh nonstop at dhunë e at hallakamë”, ka shkruar reperi.

Don Xhoni ka theksuar se dhuna dhe përplasjet nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve, duke kërkuar që zëri i studentëve të dëgjohet dhe institucionet të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Dhuna so zgjidhje prej asnjones anë. Me zor e me inate s’zgjidhet kurgjo, veç bëhet edhe ma keq. Studentat duhet me u ni, institucionet me i ngu, e bashkë me gjet ni zgjidhje”, është shprehur ai.

Në fund të reagimit, reperi ka rikujtuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përgjegjësisë institucionale, duke bërë thirrje që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e situatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Don Xhoni reagon për dhunën në Shqipëri: Studentat duhet me u ni, institucionet me i ngu appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

310 persona të lënduar gjatë një jave protestash në Shqipëri

310 persona të lënduar gjatë një jave protestash në Shqipëri

Sherr fizik në xhirimet e serialit “The Gentlemen”, aktori Theo James dëshmitar i incidentit

Sherr fizik në xhirimet e serialit “The Gentlemen”, aktori Theo James dëshmitar i incidentit

Demokratët Evropianë: Rama po i kërcënon studentët

Demokratët Evropianë: Rama po i kërcënon studentët