Laporta i bindur për të ardhmen e Yamalit: Nuk mund ta imagjinoni Barcelonën pa të

Laporta i bindur për të ardhmen e Yamalit: Nuk mund ta imagjinoni Barcelonën pa të

Laporta i bindur për të ardhmen e Yamalit: Nuk mund ta imagjinoni Barcelonën pa të

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur bindjen se Lamine Yamal do të vazhdojë karrierën te klubi katalunas, duke theksuar se talenti i ri ndihet i vlerësuar dhe i përkrahur në ambientin ku është rritur si futbollist.

Sponsor 3M Express

Laporta ka larguar shqetësimet rreth së ardhmes së 19-vjeçarit, duke e cilësuar atë si një produkt të akademisë së famshme La Masia dhe një lojtar që identifikohet fuqishëm me ngjyrat dhe vlerat e Barcelonës.

“Ne nuk jemi të shqetësuar për të ardhmen e Lamine Yamalit. Ai është një tifoz i Barcelonës dhe një lojtar i dalë nga La Masia. Ndihet shumë i dashur këtu dhe po zhvillohet si futbollist në këtë klub”, deklaroi Laporta.

Kreu i klubit katalunas theksoi se Barcelona u ofron lojtarëve kushte të mira financiare, por nënvizoi se përkushtimi ndaj një klubi nuk përcaktohet vetëm nga paratë.

“Barcelona i paguan mirë lojtarët e saj. Gjithçka ka të bëjë me ndjenjën e rehatisë dhe mirënjohjen. Përveç kësaj, jashtë Barcelonës është shumë ftohtë”, u shpreh ai.

Presidenti i Barcelonës pati edhe fjalë të mëdha për talentin e Yamalit, duke e cilësuar atë si një futbollist të rrallë, i cili dallon jo vetëm për aftësitë teknike, por edhe për mentalitetin e tij në fushë.

“Lamine Yamal është gjeni. Ai e ka atë magji që e kanë vetëm të përzgjedhurit”, deklaroi Laporta.

Ai shtoi se Yamal përfaqëson një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së klubit katalunas.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për mënyrën se si luan, por edhe për mentalitetin e tij. Ai është argëtim i pastër. Nuk mund ta imagjinoni të ardhmen e Barcelonës pa Lamine Yamal”, përfundoi Laporta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Laporta i bindur për të ardhmen e Yamalit: Nuk mund ta imagjinoni Barcelonën pa të appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

310 persona të lënduar gjatë një jave protestash në Shqipëri

310 persona të lënduar gjatë një jave protestash në Shqipëri

Sherr fizik në xhirimet e serialit “The Gentlemen”, aktori Theo James dëshmitar i incidentit

Sherr fizik në xhirimet e serialit “The Gentlemen”, aktori Theo James dëshmitar i incidentit

Demokratët Evropianë: Rama po i kërcënon studentët

Demokratët Evropianë: Rama po i kërcënon studentët