Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pretenduar se trazirat në Francë janë pasojë e imigrimit masiv, duke kritikuar presidentin francez, Emmanuel Macron, për politikat kufitare.
“I thashë Emmanuelit [Macron], duhet t’i mbyllësh kufijtë e tu. E njoh për ndoshta tetë ose nëntë vjet. I tregova posa e takova, i thashë: ‘Po bën një gabim të madh’. Ne i mbyllëm kufijtë tanë. Ai nuk i mbylli”, deklaroi Trump, raporton gazeta The Guardian.

Ndërkohë, autoritetet franceze kanë njoftuar për vendosjen e orës policore në disa zona të vendit, pas protestave të dhunshme. Në disa pjesë të qendrës së Parisit, kufizimet pritet të hyjnë në fuqi në orën 23:00 dhe të zgjasin deri në orën 06:00.
Për shkak të situatës së sigurisë, Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë, duke i këshilluar që të shmangin zonat ku zhvillohen protesta në qytetet kryesore franceze.
Në paralajmërimin e Ambasadës së SHBA-së në Paris përmenden protestat e dhunshme të 17 tetorit dhe masat e planifikuara të orës policore.
“Shmangni zonat e demonstratave”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, ministri i Drejtësisë i Francës, Gérald Darmanin, bëri të ditur se që nga shpërthimi i dhunës gjatë protestave të fundjavës, 2.513 persona janë ndaluar, ndërsa 67 janë burgosur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Trump për trazirat në Francë: Macroni po bën një gabim të madh appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




