Shiroka Pula: Kosova e kupton rëndësinë e lirisë për një komb

Shiroka Pula: Kosova e kupton rëndësinë e lirisë për një komb

Shiroka Pula: Kosova e kupton rëndësinë e lirisë për një komb

Në fjalën e saj, Shiroka Pula ka theksuar se historia e Kosovës dëshmon përpjekjet e vazhdueshme për liri dhe pavarësi.

“Populli i Republikës së Kosovës, e kupton mirë se çfarë rëndësie ka liria për një komb. Historia jonë, duke nisur që nga qëndresa e Gjergj Kastriotit Skënderbeut deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpallja e pavarësisë, dëshmon për përpjekjen e vazhdueshme të shqiptarëve për liri, dinjitet dhe të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre”, u shpreh presidentja.

Sponsor 3M Express

Ajo ka vënë në pah edhe lidhjet historike ndërmjet shqiptarëve dhe hungarezëve, duke përmendur marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit Skënderbeut me Janosh Huniadin dhe Matias Korvinin.

Shiroka Pula ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë janë zhvilluar përmes bashkëpunimit diplomatik, në fushën e sigurisë, arsimit dhe ekonomisë.

“Hungaria e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës në mars të vitit 2008 dhe aktualisht kontribuon me mbi 400 trupa në misionin e KFOR-it, i cili ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabilitetit në Kosovë”, ka thënë ajo.

Presidentja ka theksuar se miqësia ndërmjet dy vendeve mund të forcohet më tej përmes dialogut dhe bashkëpunimit konkret.

“Si Kosova, ashtu edhe Hungaria kanë interes që Evropa të jetë një hapësirë paqeje, sigurie, demokracie dhe mundësish për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Shiroka Pula.

Në fund, ajo ka shprehur respekt për historinë dhe qëndresën e popullit hungarez, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të miqësisë ndërmjet dy vendeve në të ardhmen.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi