Wayne Rooney është përfshirë në polemikën mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, duke mos i kursyer aspak kritikat ndaj ish-bashkëlojtarit të tij te Manchester Unitedi.

Ronaldo, 41 vjeç, ishte në qendër të vëmendjes gjatë pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, pasi u përplas me Jesusin.
Mosmarrëveshja përfundoi me sulmuesin e Al Nassrit që u largua nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë.
Shumë ish-futbollistë kanë dhënë mendimet e tyre nga këndvështrime të ndryshme.
Megjithatë, vlerësimi i Rooneyt ka peshë të veçantë, pasi ai e ndau dhomën e zhveshjes me Ronaldon te Manchester United për disa vite.
Duke folur për emisionin “Stick to United”, Rooney deklaroi: “Gjëja e parë që i thashë vetes ishte: pse? Të minosh autoritetin e trajnerit dhe të bashkëlojtarëve në atë mënyrë është krejtësisht e gabuar”.
Ai vazhdoi me kritikat, duke u shprehur edhe më ashpër: “Nuk mund t’i diktosh një trajneri se çfarë duhet të thotë. Kjo është diçka që nuk e kam parë kurrë më parë”.
Kritika më e fortë erdhi në fund.
“Çdo futbollist arrin një moment kur duhet të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar. Kjo është e natyrshme dhe, për fat të keq, ai nuk po e përballon mirë këtë situatë. Është e dhimbshme ta shohësh”, përfundoi Rooney.
Ronaldo dhe Rooney kanë një histori të përbashkët. Marrëdhënia mes tyre u ftoh gjatë viteve kur luanin së bashku në “Old Trafford” dhe mbeti e tillë edhe shumë kohë pasi anglezi i dha fund karrierës si futbollist.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Rooney shpërthen ndaj Ronaldos pas përplasjes me Jesusin appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




