Protestë kundër Kurtit më 1 nëntor në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e tij

Protestë kundër Kurtit më 1 nëntor në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e tij

Protestë kundër Kurtit më 1 nëntor në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e tij

Një thirrje publike për protestë është publikuar në rrjetet sociale, ku qytetarët ftohen të mblidhen në Prishtinë për të shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuar përgjegjësi politike.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet të dielën, më 1 nëntor 2026, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizatorët e thirrjes kanë bërë të ditur se kërkesa kryesore e protestës është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.

Në njoftim, qytetarët ftohen të marrin pjesë në mënyrë paqësore, së bashku me familjarë dhe miq, duke mbajtur pankarta dhe mesazhe për të shprehur qëndrimet e tyre.

“Një popull, një zë!”, thuhet në thirrjen publike për pjesëmarrje në protestë.

Thirrja e plotë:

THIRRJE PUBLIKE PËR PROTESTË

QYTETARË TË KOSOVËS, ZËRI YNË DUHET TË DËGJOHET!

Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkohen në një protestë paqësore për të shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuar përgjegjësi politike.

KËRKOJMË DORËHEQJEN E ALBIN KURTIT!

Është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe kërkesat tona të shprehen hapur, me dinjitet dhe vendosmëri.

E diel, 1 nëntor 2026

Ora 12:00

Sheshi Skënderbeu, Prishtinë

Bashkohuni me familjen, miqtë dhe qytetarët e tjerë. Merrni pjesë me pankarta dhe mesazhe për të shprehur qëndrimin tuaj në mënyrë paqësore.

NJË POPULL, NJË ZË!

BASHKOHU NË PROTESTË!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestë kundër Kurtit më 1 nëntor në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e tij appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bayern Munich shkatërron Leipzigun 6-1, Luis Díaz shkëlqen me tregolësh

Bayern Munich shkatërron Leipzigun 6-1, Luis Díaz shkëlqen me tregolësh

59 të lënduar nga përplasjet në protestën në Tiranë, mes tyre 34 policë dhe një i mitur

59 të lënduar nga përplasjet në protestën në Tiranë, mes tyre 34 policë dhe një i mitur

Ambasada e ShBA-së për protestën në Shqipëri: Dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

Ambasada e ShBA-së për protestën në Shqipëri: Dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar