59 të lënduar nga përplasjet në protestën në Tiranë, mes tyre 34 policë dhe një i mitur

59 të lënduar nga përplasjet në protestën në Tiranë, mes tyre 34 policë dhe një i mitur

59 të lënduar nga përplasjet në protestën në Tiranë, mes tyre 34 policë dhe një i mitur

Protesta e të rinjve dhe studentëve në Tiranë është mbyllur vonë të shtunën, pas përplasjeve të dhunshme që lanë dhjetëra persona të lënduar dhe shkaktuan dëme të shumta materiale.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara nga shërbimet shëndetësore, gjithsej 59 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e kryeqytetit.

Mes të lënduarve janë 34 pjesëtarë të Policisë së Shtetit, 21 protestues dhe katër kalimtarë të rastësishëm, përfshirë edhe një të mitur.

Dita e pestë e protestave u shoqërua me përplasje të ashpra në bulevardin kryesor dhe rrugët përreth, ku u përdorën bomba molotov, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Gjatë trazirave, flakët përfshinë edhe disa objekte institucionale dhe biznese private.

Situata e tensionuar bëri që pranë Kryeministrisë të mobilizohej edhe reparti special RENEA, në një përpjekje për të menaxhuar gjendjen e krijuar.

Pavarësisht përplasjeve dhe numrit të lartë të të lënduarve, organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe të dielën, duke hyrë kështu në ditën e gjashtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 59 të lënduar nga përplasjet në protestën në Tiranë, mes tyre 34 policë dhe një i mitur appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bayern Munich shkatërron Leipzigun 6-1, Luis Díaz shkëlqen me tregolësh

Bayern Munich shkatërron Leipzigun 6-1, Luis Díaz shkëlqen me tregolësh

Ambasada e ShBA-së për protestën në Shqipëri: Dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

Ambasada e ShBA-së për protestën në Shqipëri: Dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

Ambasada amerikane apel qytetarëve në Tiranë: Protestoni pa dhunë

Ambasada amerikane apel qytetarëve në Tiranë: Protestoni pa dhunë