Përmes një postimi në Facebook, ambasada theksoi se dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane, e cila u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë pa akte të dhunshme.

Burimi: RTKLive




