Nuk ndalet Baton Zabërxha, realizon sërish në Ukrainë

Nuk ndalet Baton Zabërxha, realizon sërish në Ukrainë

Nuk ndalet Baton Zabërxha, realizon sërish në Ukrainë

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ishte ndër protagonistët e fitores së Kharkivit, që të hënën e mposhti Livyi Beregun me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të kampionatit ukrainas.

Zabërgja gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 36-të, kur shënoi për 1:1, duke rikthyer baraspeshën dhe duke i dhënë skuadrës së tij mundësinë për të vazhduar luftën për fitore.

Sponsor 3M Express

Futbollisti 25-vjeçar qëndroi në fushë deri në minutën e 81-të, ndërsa bashkëlojtari i tij, Ermir Rashica, u aktivizua në minutën e 70-të.

Me këtë realizim, Zabërgja ka regjistruar gjashtë gola dhe një asistim në kampionatin ukrainas këtë edicion, duke konfirmuar rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Kharkivit.

Paraqitjet e mira të sulmuesit kosovar nuk janë kufizuar vetëm në kampionat. Ai ka kontribuar edhe në Kupën e Ukrainës, ku deri më tani ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

310 persona të lënduar gjatë një jave protestash në Shqipëri

310 persona të lënduar gjatë një jave protestash në Shqipëri

Sherr fizik në xhirimet e serialit “The Gentlemen”, aktori Theo James dëshmitar i incidentit

Sherr fizik në xhirimet e serialit “The Gentlemen”, aktori Theo James dëshmitar i incidentit

Demokratët Evropianë: Rama po i kërcënon studentët

Demokratët Evropianë: Rama po i kërcënon studentët

Nuk ndalet Baton Zabërxha, realizon sërish në Ukrainë | Momenti