Nëna denoncon djalin për dhunë fizike në Lipjan – dyshohet se e goditi dhe e kapi për fyti

Nëna denoncon djalin për dhunë fizike në Lipjan – dyshohet se e goditi dhe e kapi për fyti

Nëna denoncon djalin për dhunë fizike në Lipjan – dyshohet se e goditi dhe e kapi për fyti

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 15 tetor në fshatin Dobrajë e Vogël të Lipjanit.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:40, N.K. ka raportuar në Polici se djali i saj, O.K., dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplaka dhe duke e kapur për fyti.

Sipas deklarimit të viktimës, edhe më herët kishte pasur raste të dhunës fizike dhe psikike nga ana e të dyshuarit.

Palët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në rast janë përfshirë njësitë relevante policore dhe Qendra për Punë Sociale në Lipjan.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, O.K. është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nëna denoncon djalin për dhunë fizike në Lipjan – dyshohet se e goditi dhe e kapi për fyti appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi