Luis Enrique për Barcelonën: I ndjek ndeshjet si tifoz, por dua ta mposht

Luis Enrique për Barcelonën: I ndjek ndeshjet si tifoz, por dua ta mposht

Luis Enrique për Barcelonën: I ndjek ndeshjet si tifoz, por dua ta mposht

Trajneri spanjoll ka luajtur dhe ka drejtuar Barcelona për gjithsej gjashtë vjet. Për këtë arsye, ai ka thënë se lidhja me klubin dhe me Katalonjën mbetet shumë e fortë.

“Kam një lidhje të jashtëzakonshme me Katalonjën. Gruaja dhe fëmijët e mi janë katalanas. Jam thellësisht i lidhur me Barcelona, por jam trajner i PSG-së”, ka thënë Luis Enrique.

Sponsor 3M Express

Ai ka treguar se vazhdon t’i ndjekë ndeshjet e Barcelona, por tashmë e bën këtë si tifoz dhe jo nga këndvështrimi i një trajneri.

“E ndjek të gjitha ndeshjet e Barcelona si tifoz, jo si trajner. Rastësisht, më bie të luaj kundër tyre pothuajse çdo vit. Në fillim nuk më pëlqente dhe e kisha të vështirë ta përballoja këtë situatë, por tani kam filluar të mësohem”, ka deklaruar ai.

Luis Enrique ka thënë se do t’i qaset ndeshjes me përkushtimin më të madh, duke vlerësuar se Barcelona është një kundërshtar i veçantë dhe shumë i ngjashëm me PSG-në në mënyrën e lojës.

Megjithatë, ai nuk e ka fshehur synimin për ta fituar ndeshjen.

“Dua të fitoj, sepse jam një person konkurrues. Jam edhe më i motivuar për t’u përballur me një klub që do të thotë kaq shumë për mua, një vend ku dikur jam ndier shumë i rëndësishëm”, ka përfunduar Luis Enrique.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

310 persona të lënduar gjatë një jave protestash në Shqipëri

310 persona të lënduar gjatë një jave protestash në Shqipëri

Sherr fizik në xhirimet e serialit “The Gentlemen”, aktori Theo James dëshmitar i incidentit

Sherr fizik në xhirimet e serialit “The Gentlemen”, aktori Theo James dëshmitar i incidentit

Demokratët Evropianë: Rama po i kërcënon studentët

Demokratët Evropianë: Rama po i kërcënon studentët

Luis Enrique për Barcelonën: I ndjek ndeshjet si tifoz, por dua ta mposht | Momenti