Kryesindikalisti jep detaje për minatorët: Defekti ndodhi rreth orës 19:30, gjendja është stabile

Kryesindikalisti jep detaje për minatorët: Defekti ndodhi rreth orës 19:30, gjendja është stabile

Kryesindikalisti jep detaje për minatorët: Defekti ndodhi rreth orës 19:30, gjendja është stabile

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë për RTK-në se minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontet e minierës në Stantërg, pas një defekti në sistemin e energjisë elektrike.

Januzi ka bërë të ditur se defekti ka ndodhur rreth orës 19:30, si pasojë e djegies së linjave të tensionit të lartë dhe një defekti në trafostacionin e tunelit të parë.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, një pjesë e minatorëve kanë nisur të dalin përmes daljeve alternative.

Ai ka bërë me dije se me minatorët ekziston komunikimi përmes linjës telefonike me tela induktivë dhe se gjendja e tyre është stabile.

“Për gjendjen e tyre për momentin është stabile, nuk ka ndonjë shqetësim”, ka deklaruar Januzi, duke shtuar se një minator raportohet të ketë problem me këmbën, gjë që mund t’ia vështirësojë daljen në këmbë.

Januzi ka thënë se, sipas informatave nga vendi i ngjarjes dhe komunikimit me menaxhmentin, linja që furnizon minierën nuk duket të ketë defekte të mëdha dhe mund të riparohet në një kohë më të shkurtër.

Ai ka theksuar se defektet në pjesën e flotacionit nuk paraqesin pengesë për nxjerrjen e minatorëve, pasi nuk lidhen me liftin që përdoret për transportimin e tyre nga miniera.

Kryetari i Sindikatës ka kritikuar mungesën e investimeve dhe gjendjen e vjetërsuar të pajisjeve, duke thënë se raste të tilla janë përsëritur edhe më parë.

“Fatkeqësisht, mungesa e investimeve dhe trafostacionet e stërvjetëruara po bëjnë që shpesh të mbesin të mbyllur”, ka thënë Januzi.

Sipas tij, mungesa e një alternative tjetër për furnizim me energji po bën që minatorët të mbesin të ngujuar për orë të tëra, duke e cilësuar këtë situatë si rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre.

The post Kryesindikalisti jep detaje për minatorët: Defekti ndodhi rreth orës 19:30, gjendja është stabile appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

Nisin të dalin një pjesë e minatorëve të ngujuar në Trepçë përmes daljeve emergjente

Nisin të dalin një pjesë e minatorëve të ngujuar në Trepçë përmes daljeve emergjente

Dëbimi i saj shkaktoi protesta në gjithë Spanjën, vdes 87-vjeçarja Maricarmen Abascal

Dëbimi i saj shkaktoi protesta në gjithë Spanjën, vdes 87-vjeçarja Maricarmen Abascal

Flet minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodh (VIDEO)

Flet minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodh (VIDEO)