Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, e ka cilësuar natën e mbrëmshme si “triumfin e opozitës”.
“Mbrëmë e kemi forcu opozitën”, tha Gruda.

Sipas tij, kjo lidhet edhe me procesin e miratimit të Ligjit dhe zgjedhjen e presidentes.
“E para kemi thënë që Ligji do të bëhet, Kurti ka thënë nuk bëhet pa e votu presidentin. U votu ligji, presidenti nuk është as i Kurtit as i joni, kemi zgjedhë një zonjë presidente që e nderon pozitën e presidentit”, tha Gruda.
Ai iu referua edhe pushtetit të kryeministrit Albin Kurti, duke deklaruar:
“Prej 2020 i ka krejt pushtetet, ne e morëm dje një pushtet për popullin e Kosovës”, tha Gruda për Kurtin.
The post Gruda: Dje e morëm një pushtet për popullin e Kosovës appeared first on Insajderi.




