Politologu Melazim Koci ka vlerësuar voitmin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës.
Koci ka thënë në RTK Prime se Shiroka-Pula është një intelektuale dhe akademike me një karrierë të pasur, duke e vlerësuar zgjedhjen e saj në krye të shtetit.

“Besoj, që Kosovës i bën nder që kaloi Ligji për Dhomat e Specializuara dhe që zonja Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente. Kemi të bëjmë me një intelektuale, akademike, kryetare e Akademisë, personalitet i vlerësuar”, ka thënë Koci.
Ai ka theksuar se, sipas tij, zgjedhja e presidentes ishte një vendim që i hapi rrugë shmangies së krizës institucionale dhe zgjedhjeve të reja.
“Marrë në tërësi, në fund klasa politike e Kosovës ia doli që ta shmangë krizën, të shmangë zgjedhjet dhe të krijojë stabilitet institucional dhe politik në Kosovë. Dhe mendoj që kjo është më e rëndësishmja në këtë moment”, është shprehur Koci.
Duke folur për zvarritjen e procesit, ai ka thënë se ajo mund të analizohet veçmas, ndërsa taktizimet dhe gara deri në momentin e fundit i ka cilësuar si pjesë të proceseve parlamentare.
“Në çdo demokraci parlamentare është proces normal. Ka taktizime, ka garë, ka përpjekje që të profitohet sa më shumë deri në çastin e fundit”, ka deklaruar Koci.
Burimi: RTKLive




