Kampioni i Kosovës ka pësuar humbje në përballjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Sassari të Italisë.
Skuadra ferizajase është përballur me vështirësi edhe për shkak të mungesave në ekip. Kastrioti ka udhëtuar drejt Italisë pa katër lojtarë që janë pjesë e përbërjes startuese.

Patryk Dawid Gregulowski ka qenë më efikasi te Kastrioti, me nëntë gola të shënuar. Adonit Isufi dhe Vuk Lakiçeviq kanë kontribuar me nga pesë gola, ndërsa portieri Rinis Asllani ka regjistruar tetë pritje.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të dielën, nga ora 19:15. Kastriotit i nevojitet një paraqitje e fortë për të synuar përmbysjen e disavantazhit prej nëntë golash dhe për të vazhduar garën në Kupën Evropiane.
Burimi: RTKLive




