Ekskluzive | Dyshohet se droga u hodh nga jashtë brenda Burgut të Dubravës – sekuestrohen 87 gramë substancë e dyshuar narkotike

Një rast i dyshuar i futjes së narkotikëve në Qendrën Korrektuese në Dubravë është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është pranuar nga njësiti për hetimin e trafikimit me narkotikë në Pejë më 13 tetor, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 10 tetor, rreth orës 02:35.

Sponsor 3M Express

Sipas dyshimeve fillestare, një person apo disa persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur nga pjesa e jashtme e qendrës një sasi të substancës së dyshuar narkotike në brendësi të saj.

Substanca është gjetur në hapësirat e pavijonit 6, ndërsa pesha e përgjithshme bruto ka rezultuar në 87 gramë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar lidhur me cilësimin juridik të rastit.

Rasti është iniciuar në drejtim të veprës “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personit apo personave që dyshohet se kanë hedhur substancën brenda hapësirave të qendrës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Dyshohet se droga u hodh nga jashtë brenda Burgut të Dubravës – sekuestrohen 87 gramë substancë e dyshuar narkotike appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi