Drenica barazon me Dukagjinin në Klinë

Drenica barazon me Dukagjinin në Klinë

Drenica barazon me Dukagjinin në Klinë

Dukagjini e ka nisur mirë ndeshjen, por nuk ka arritur ta ruajë epërsinë deri në fund.

Kapiteni Elton Basri e ka shënuar golin e epërsisë për vendasit në minutën e pestë, me goditje me kokë. Dy minuta më herët, Altin Merlaku e kishte humbur një penallti.

Sponsor 3M Express

Situata për Dukagjinin është vështirësuar në minutën e gjashtëmbëdhjetë, kur Kushtrim Gashi është ndëshkuar drejtpërdrejt me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Drenica e ka shfrytëzuar epërsinë numerike dhe e ka barazuar rezultatin në minutën e njëzet. Agim Zeka ka shënuar për 1:1, që ka qenë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Drenica renditet në vendin e shtatë me njëmbëdhjetë pikë, ndërsa Dukagjini zë vendin e pestë me shtatëmbëdhjetë pikë, aq sa kanë edhe Drita dhe Gjilani.

Më herët gjatë ditës, Prishtina ka arritur fitore në udhëtim, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 0:1 në Suharekë.

Pas kësaj fitore, Prishtina ka njëzet e tri pikë aq sa ka edhe Malisheva në kreun e tabelës, kurse, Ballkani renditet e gjashta me trembëdhjetë sosh.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

310 persona të lënduar gjatë një jave protestash në Shqipëri

310 persona të lënduar gjatë një jave protestash në Shqipëri

Sherr fizik në xhirimet e serialit “The Gentlemen”, aktori Theo James dëshmitar i incidentit

Sherr fizik në xhirimet e serialit “The Gentlemen”, aktori Theo James dëshmitar i incidentit

Demokratët Evropianë: Rama po i kërcënon studentët

Demokratët Evropianë: Rama po i kërcënon studentët