Boksieri shqiptar, Elvin Sope, me prejardhje nga Zhuri i Prizrenit, do të përballet me Jose Rivas më 27 nëntor, në Europa-Park.

22-vjeçari synon të vazhdojë serinë e fitoreve në boksin profesionist, duke kërkuar triumfin e tretë radhazi.
Në një intervistë për MalishevaSot, në bisedë me gazetarin Altin Dobruna, Sope ka shprehur motivimin e tij për këtë sfidë, duke thënë se mezi pret momentin për ta bërë krenar popullin shqiptar.
Përballja e 27 nëntorit pritet të jetë një tjetër mundësi për boksierin shqiptar që të dëshmojë aftësitë e tij në ring dhe të vazhdojë me rezultate pozitive në karrierën profesioniste.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




