Skuadra nga Norvegjia, Viking ka befasuar duke ndalur me barazim gjigantin e njohur gjerman e evropian, Bayern Munich.

Në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat të barabartë 3:3.
Ka qenë skuadra norvegjeze ajo që ka udhëhequr me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Stensness G në minutën e dytë dhe Christiansen në minutën e 38-të.
Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë e dyfishtë të norvegjezëve, por pjesa e dytë ka bërë që bavarezët të shfaqen komplet ndryshe.
Dy gola nga anglezi Harry Kane në minutat 54 dhe 60 ka barazuar shifrat, derisa për epërsinë e Bayernit është kujdesur kolumbiani Luis Diaz, duke shënuar për 2:3.
Por, Vikingu nuk është dorëzuar, duke arritur që në minutën e 90-të të barazojë përmes Haugen.
Me këtë rezultat, Bayerni pozicionet në vendin e katërt me katër pikë, kurse për Vikingun kjo është pika e parë e fituar në Ligën e Kampionëve. /Klankosova.tv



