Ukshini kërkon dialog për zgjidhjen e situatës në Shqipëri (VIDEO)

Ukshini kërkon dialog për zgjidhjen e situatës në Shqipëri (VIDEO)

Ukshini kërkon dialog për zgjidhjen e situatës në Shqipëri (VIDEO)

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka deklaruar se zgjidhja më e mirë për situatën aktuale politike në Shqipëri është diskutimi mes palëve.

Sponsor 3M Express

Ai theksoi se edhe kërkesat e studentëve duhet të trajtohen përmes dialogut, duke sugjeruar që ata, së bashku me profesorët e tyre, t’i diskutojnë dhe t’i paraqesin në mënyrë të qartë kërkesat.

 “Nuk mund t’i marrësh njerëzit, t’i futesh në burg dhe të fillohet nga e para, se nuk shkon kjo. Ajo ka qenë kohë e komunizmit”, tha Ukshini në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Prandaj unë mendoj që zgjidhja më e mirë për Shqipërinë në këtë situatë është që urgjent të mblidhen te presidenti ose kush është ai përfaqësuesi që mund t’i ulë dhe të diskutojnë, se në fund të fundit edhe në kohën kur ka ra komunizmi Ramiz Alia i ka thirrë studentët, i ka thirrë Sali Berisha, i ka thirrë intelektualët dhe ka biseduar dhe nëse studentët kanë kërkesa profesorët e tyre ulen, diskutojnë dhe i listojnë kërkesat e tyre dhe në fund të fundit klasa politike duhet ta kuptojë….edhe Rama…që rotacioni është diçka normale”.

Lexo edhe

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG

Zvicra mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

Zvicra mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

Raportohet se dy protestues nga Kosova janë arrestuar në Tiranë: “Jemi simpatizantë të Albin Kurtit”

Raportohet se dy protestues nga Kosova janë arrestuar në Tiranë: “Jemi simpatizantë të Albin Kurtit”

Ukshini kërkon dialog për zgjidhjen e situatës në Shqipëri (VIDEO) | Momenti