Tottenham Hotpsurs do të kërkojë 75 milionë funte për të shqyrtuar shitjen e mbrojtësit të djathtë, Pedro Porro, i cili ka zgjuar interesimin e Barcelonës dhe Real Madridit.

Sipas TEAMtalk, klubi londinez nuk dëshiron të ndahet nga futbollisti spanjoll dhe synon ta mbajë në skuadër.
Kontrata e re pesëvjeçare e Porros e vendos Tottenhamin në një pozitë të favorshme negociuese, duke ua vështirësuar gjigantëve spanjollë transferimin e tij.




