Milani po përgatit rinovimin e kontratës me talentin Alphadjo Cisse, pas paraqitjeve mbresëlënëse të sulmuesit të ri në këtë fillim sezoni.

Futbollisti i lindur në vitin 2006 ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshje, përfshirë një tregolësh në Salzburg në Ligën e Evropës.
Sipas Calciomercato, kuqezinjtë synojnë t’i ofrojnë një kontratë të re deri në fund të vitit 2026, me zgjatje edhe për një sezon dhe mundësi për një vit tjetër.
Pjesë e marrëveshjes pritet të jetë edhe rritja e ndjeshme e pagës, e cila fillimisht mund të arrijë në 1.2–1.3 milion euro në sezon, plus bonuse.
Në vitet e ardhshme, të ardhurat e tij mund të rriten gradualisht deri në tre milionë euro në sezon.




