Ambasadori i BE-së mirëpret harmonizimin e Kosovës me sanksionet ndaj Rusisë

Ambasadori i BE-së mirëpret harmonizimin e Kosovës me sanksionet ndaj Rusisë

Ambasadori i BE-së mirëpret harmonizimin e Kosovës me sanksionet ndaj Rusisë

Përmes një postimi në platformën X, Schuebel ka vlerësuar se ky vendim ruan harmonizimin e plotë të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Kosovës për t’u harmonizuar me një masë shtesë kufizuese të BE-së kundër Rusisë, në mbështetje të Ukrainës, si dhe me deklaratat e 27 vendeve anëtare të BE-së, duke ruajtur kështu harmonizimin e saj të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së”, ka shkruar Schuebel.

Sponsor 3M Express

Ambasadori i BE-së ka theksuar gjithashtu se përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj kësaj politike pasqyron respektimin e vlerave evropiane.

“Përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë pasqyron respektimin e saj për vlerat evropiane”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar plotësim-ndryshimet e vendimit të vitit 2022, të marrë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, për zbatimin e vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian lidhur me sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky vendim po merret me qëllim të harmonizimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Zelensky pranon se ndihet “i tradhtuar” nga Trumpi për marrëveshjen me Putinin

Zelensky pranon se ndihet “i tradhtuar” nga Trumpi për marrëveshjen me Putinin

Spektakël në Ligën e Kampionëve, 78 gola në një xhiro dhe rekord i ri historik

Spektakël në Ligën e Kampionëve, 78 gola në një xhiro dhe rekord i ri historik

Protesta në Tiranë, ministri viziton në spital efektivët: 51 punonjës policie të lënduar

Protesta në Tiranë, ministri viziton në spital efektivët: 51 punonjës policie të lënduar