Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00

Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
Parlamentet studentore, organizatat dhe këshillat e studentëve nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren kanë shprehur mbështetje për protestën gjithëpopullore të iniciativës “Jo në emrin tim”, e cila mbahet nesër, më 5 tetor, nga ora 08:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Mbështetjen për protestën dhe kërkesën për miratimin e ligjit […]

Parlamentet studentore, organizatat dhe këshillat e studentëve nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren kanë shprehur mbështetje për protestën gjithëpopullore të iniciativës “Jo në emrin tim”, e cila mbahet nesër, më 5 tetor, nga ora 08:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Mbështetjen për protestën dhe kërkesën për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në e kanë shprehur:

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren;

Organizata studentore “Unioni Demokratik Studentor”;

Organizata studentore “Reforma”;

Këshilli Studentor i Fakultetit Juridik të UP-së;

Këshilli Studentor i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit;

Këshilli i Studentëve i Fakultetit Filozofik. Përmes shpërndarjes së thirrjes për protestë, përfaqësuesit studentorë i janë bashkuar mobilizimit për pjesëmarrje dhe kërkesës drejtuar deputetëve që ta miratojnë ligjin.

“Ligji për UÇK-në duhet të kalojë nesër!”, është mesazhi i afishes së protestës, të shpërndarë edhe nga përfaqësuesit studentorë.

Tubimi është thirrur për mëngjesin kur Kuvendi pritet të mblidhet për shqyrtimin e ligjit.

Ndërkohë, organizatori Çlirim Haziri ka njoftuar se protestuesit do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në shesh, për t’i pritur deputetët para seancës.

Mbështetja e strukturave studentore i shtohet kërkesës së protestuesve që, prej 19 ditësh, po kërkojnë miratimin pa vonesë të ligjit që mbron UÇK-në dhe çlirimtarët

Lexo edhe

Ish-kancelari gjerman punësohet në Rusi

Ish-kancelari gjerman punësohet në Rusi

“Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

“Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

“Do të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë” – Trump paralajmëron një vendim për Iranin

“Do të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë” – Trump paralajmëron një vendim për Iranin