Pamje nga protesta: Policia shihet duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi

Pamje nga protesta: Policia shihet duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi
Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës shihen duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi gjatë protestës së zhvilluar në Prishtinë. Në pamjet zyrtarët policorë godasin qytetarin në një zonë të pandriçuar, ndërsa incidenti ngre pikëpyetje mbi mënyrën dhe nivelin e forcës së përdorur. Pamjet janë publikuar pas përplasjeve të shënuara gjatë protestës, ku Policia e Kosovës […]

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës shihen duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi gjatë protestës së zhvilluar në Prishtinë.

Në pamjet zyrtarët policorë godasin qytetarin në një zonë të pandriçuar, ndërsa incidenti ngre pikëpyetje mbi mënyrën dhe nivelin e forcës së përdorur.

Pamjet janë publikuar pas përplasjeve të shënuara gjatë protestës, ku Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e turmës.

Policia ka deklaruar më herët se ka ndërhyrë ndaj protestuesve që, sipas saj, kanë shfaqur dhunë ndaj institucioneve dhe zyrtarëve policorë.

Për incidentin e paraqitur në këto pamje, deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera zyrtare nga Policia e Kosovës apo Inspektorati Policor i Kosovës.

Lexo edhe

Specialja dhe presidenti përplasin partitë, mbeten pak orë deri në mbyllje të afatit kushtetues

Specialja dhe presidenti përplasin partitë, mbeten pak orë deri në mbyllje të afatit kushtetues

Dellova dhe Krasniqi lënë pas emrat e mëdhenj, dyshja e Kosovës në krye të Ligës së Kombeve

Dellova dhe Krasniqi lënë pas emrat e mëdhenj, dyshja e Kosovës në krye të Ligës së Kombeve

Kush i kontrollon rezervat e naftës së Evropës dhe kur mund të çlirohen?

Kush i kontrollon rezervat e naftës së Evropës dhe kur mund të çlirohen?