Ekskluzive | “Hajni i stiroporit” kapet në Lipjan – dyshohet se shkoi me kombi të bardhë te objekti në ndërtim

Një rast i pazakontë i vjedhjes është raportuar mëngjesin e 11 tetorit në Lipjan, ku nga një objekt në ndërtim është marrë material ndërtimor, kryesisht stiropor.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 06:40, pronari i objektit në rrugën “Shaqir Hoxha” ka raportuar se një person kishte shkuar me një kombi të bardhë dhe kishte marrë stiropor nga objekti që ishte duke u ndërtuar për banim.

Pas veprimeve policore, i dyshuari është identifikuar si Mentor Fazliu, nga Lipjani.

Ai është shoqëruar në stacion policor dhe, sipas informatave të rastit, ka pranuar se e kishte kryer vjedhjen.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti po trajtohet si “Vjedhje” dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | “Hajni i stiroporit” kapet në Lipjan – dyshohet se shkoi me kombi të bardhë te objekti në ndërtim appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e propozuara për seancën e ardhshme plenare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e propozuara për seancën e ardhshme plenare

Diell në mëngjes, vranësira gjatë ditës – Ja si do të jetë moti në Prishtinë të hënën

Diell në mëngjes, vranësira gjatë ditës – Ja si do të jetë moti në Prishtinë të hënën

Viktima e sotme në Pogragjë, kishte humbur vëllain në aksident trafikut rreth 2 vjet më parë

Viktima e sotme në Pogragjë, kishte humbur vëllain në aksident trafikut rreth 2 vjet më parë