DRIDHET PDK – Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i partisë

DRIDHET PDK – Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i partisë

DRIDHET PDK – Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i partisë

Zhvillime të papritura po ndodhin brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kryetari i saj, Bedri Hamza, raportohet se ka vendosur të largohet nga drejtimi i subjektit politik.

Hamza tashmë ka marrë vendimin për dorëheqje dhe pritet që ky zhvillim të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.

Sponsor 3M Express

Vlora Çitaku përmendet si personi që pritet ta marrë përkohësisht drejtimin e PDK-së, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares, deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Megjithatë, ende nuk është sqaruar nëse Hamza do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën gjatë periudhës së tranzicionit apo nëse drejtimi do t’i kalojë menjëherë Çitakut.

Hamza nuk pritet të kandidojë për një mandat tjetër në krye të PDK-së, ndërsa partia pritet të nisë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme dhe Kuvendin Zgjedhor, i cili është paralajmëruar për vitin e ardhshëm.

Bedri Hamza ishte zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës më 17 nëntor 2025, duke pasuar Memli Krasniqin.

Ai ka një karrierë të gjatë politike dhe institucionale, gjatë së cilës ka ushtruar funksionet e ministrit të Financave, guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, deputetit dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës.

Hamza ka qenë gjithashtu kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës në disa procese zgjedhore.

Largimi i tij i mundshëm nga drejtimi i PDK-së pritet t’i hapë rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda partisë.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar që konfirmon dorëheqjen dhe mënyrën se si do të organizohet udhëheqja e përkohshme e PDK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post DRIDHET PDK – Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i partisë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

I pandalshëm edhe në moshën 39-vjeçare: Messi shkëlqen dhe thyen rekord historik në MLS

I pandalshëm edhe në moshën 39-vjeçare: Messi shkëlqen dhe thyen rekord historik në MLS

Hoffenheimi ia dedikon fitoren  Albian Hajdarit

Hoffenheimi ia dedikon fitoren  Albian Hajdarit

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’